Riaktivizohet klubi i volejbollit “Vëllaznimi” NULL NULL 19.04.2016 13:14 19.04.2016 13:14 Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e ka vizituar Klubin e Volejbollit “Vëllaznimi”, klub i cili është riaktivizuar në kategorinë e meshkujve dhe të femrave pas një pauze 11 vjeçare. Në një takim me volejbollistet dhe volejbollistët gjakovarë, por edhe me anëtarët e kryesisë së klubit dhe trajnerët, kryetarja Mimoza Kusari – Lila i ka përgëzuar ata për iniciativën e riaktivizimit të klubit, ndërsa ka premtuar se komuna dhe drejtoria komunale e sportit në veçanti do të jetë afër tyre me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e veta. E para e Gjakovës ka thënë se për të si kryetare janë të mirëseardhura lajmet për aktivizimin sportiv, sepse sporti është rruga më e mirë për ta pasur një trup e një mendje të shëndosh dhe largë dukurive negative. “Vëllaznimi” është klubi i tretë sportiv që po riaktivizohet kohëve të fundit, pasi vetëm pak javë më parë në arenën sportive janë rikthyer pas shuarjes së mëhershme edhe Klubi i Atletikës “Vëllaznimi” dhe Klubi i Shahut “Vëllaznimi”, klube të cilat tashmë edhe kanë filluar me angazhimin nëpër gara të ndryshme në nivel vendi. Në ndërkohë, Komuna e Gjakovës ka ndarë 60 mijë euro për pjesën e mbetur të vitit 2016, për financimin e drejtpërdrejtë të klubeve sportive, transmeton Klan Kosova.