Rezarta Shkurta: Kompozitori Veizi s’ka pasur kurrë vëmendje, tenton ta marrë në krah të Elsa Lilës NULL NULL 22.12.2022 19:01 22.12.2022 19:01 Interpretimi i hitit të vitit 1996 “Pyes lotin” nga Elsa Lila në version të ripërpunuar duke e bërë pjesë të këngës edhe rep artistin Capital T, u komentua shumë, sa për të mirë, aq edhe për të keq. Ishte kompozitori i këngës origjinale, Valentin Veizi, ai që adresoi kritikat e tij për Lilën, duke e “akuzuar” artisten se “i’a ka bërë pis këngën”. Por, Veizit në mënyrë publike i ka reaguar këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila pos tjerash ka thënë se është e “turpëruar” nga reagimi i kompozitorit. “Lexova këtë shkrim dhe sa turp ndjeva për kompozitorin. Mendova, imagjino të ishte gjallë Leonardo Da Vinci (jo se autori i afrohet këtij shembulli) dhe të thotë: Mos provoni të riprodhoni Monalisen me ngjyra të tjera, fshijeni nga çdo postim se ma bëni pis”, ka shkruar Shkurta në një imazh të ndarë me mbi 1 milion ndjekësit e saj në Instagram. “I dashur V.Veizi nuk të bën njeri pis veprën origjinale, aty mbetet. E kuptoj që s’ke pasur kurrë vëmendje jashtë Elsa Lilës dhe tentuat sërish për pak vëmendjen që jua jep publiku gjithmonë falë saj. Por mos vallë nuk i shkon kjo moshës suaj? Lërja dritën ylli që i takon..”, ka shtuar ajo. Përndryshe, Elsa Lila është përfolur si një nga emrat prepotentë për të fituar edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës së RTSH-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.