Rey Manaj rikthehet te Sivasspori NULL NULL 03.02.2026 12:37 03.02.2026 12:37 Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është rikthyer në Turqi te skuadra e Sivassporit, pas vetëm 6 muajsh të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Manaj verën e kaluar kishte kaluar te ekipi Al Sharjah për 2 milionë euro. 28 vjeçari tani ka nënshkruar kontratë me Sivassporin të vlefshme deri në vitin 2029, raporton Klankosova.tv Në periudhën e parë te Sivasi, Manaj kishte shënuar 34 gola dhe kishte bërë 7 asistime në 63 paraqitje. Sivasspori renditet në vendin e 14-të në Ligën e Parë të Turqisë, 6 pikë larg zonës playoff. /Klankosova.tv