Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Revolta pas intervenimeve në librat e Roald Dahlit

NULL NULL
21.02.2023 00:20

Lajmi se janë bërë ndryshime në veprat e shkrimtarit për fëmijë, Roald Dahl, është pritur me zemërim nga shumë shkrimtarë si Salman Rushdie i cili e ka cilësuar si “censurë absurde”.

Dahli është autor i personazheve si Matilda, BFG, Fantastiku Zotëri Dhelpër, Willy Wonka dhe the Twits, dhe librat e tij janë shitur në mbi 300 milionë kopje dhe janë përkthyer në 63 gjuhë tjera.

Mirëpo, Dahli është cilësuar kontradiktor dhe prona e tij më 2020 kishte kërkuar falje për komentet e tij antisemitike gjatë jetës së tij.

Ndërkaq tani, edicionet e publikuara nga Puffin janë “redaktuar” nga organizata Mendjet Përfshirëse, organizatë që mëton të jetë një kolektiv që mbledh të gjithë ata që janë pro diversitetit, gjithëpërfshirjes, barazisë dhe qasshmërisë në letërsinë për fëmijë.

Ndërkaq, një raport nga The Daily Telegraph, ka gjetur qindra ndryshime në librat e Dahlit që kishin të bëjnë me gjininë, racën, shëndetin mendor dhe dhunën.

Për shembull, fjalë si “i shëmtuar” dhe “i trashë” janë hequr.

Kundër kësaj ka reaguar autori Salman Rushdie, i cili e ka quajtur censurë absurde.

“Roald Dahli nuk ishte engjëll, mirëpo kjo është censurë absurde. Puffin Booksit dhe pronës së Dahlit duhet t’u vijë turp”, ka shkruar Rushdie në Twitter.

Madje, edhe kryeministri britanik Rishi Sunak, është shprehur kundër këtyre ndërhyrjeve.

Sipas tij, nuk duhet luajtur me fjalët kësisoj, dhe është “e rëndësishme që veprat e letërsisë dhe fiksionit të ruhen dhe të mos retushohen”, pasi ata gjithmonë e kanë mbrojtur “të drejtën për shprehje të lirë dhe për liri të fjalës”.

lajme të ngjashme