Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Revista ‘Variety’ shkruan për filmin ‘Babai’

NULL NULL
28.11.2015 18:04

Regjisori ndërkombëtar që duhet ta njihni: Visar Morina“, është titulli i shkrimit të revistës amerikane Variety, e cila i ka dhënë fokus të veçantë filmit kosovar “Babai”, transmeton Klan Kosova.

Ata sqarojnë se si ky film është i dyti me radhë i këtij shteti që ka arritur të hyjë në garën e Oscars për kategorinë e filmave me gjuhë të huaj.

Po ashtu vëmendje i është dhënë edhe regjisorit të këtij filmi, Visar Morina, duke treguar se si ai së bashku me familjen e tij ishin shpërngulur në Gjermani kur i kishte 15 vjet, dhe se si ai nuk dëshiron që ky film të bëhet pjesë e debatit rreth krizës së emigrantëve në Evropë.

Ideja e tij fillestare për filmin ishte që të ndjellë frikën që e përshkonte Kosovën në periudhën midis rënies së komunizmit në Jugosllavi dhe shpërthimit të luftës me Serbinë.

Të gjithë ishin “të frikësuar për vdekje”, ka deklaruar ai.

Variety.com po ashtu i vë në pah edhe çmimet e fituara të këtij filmi, përfshirë këtu në Munich Film Festival, fitues i trefishtë në festivalin German Cinema New Talent Awards – për regji, skenar dhe aktorin më të mirë – e që këtë të fundit e kanë ndarë bashkë aktorët Astrit Kabashi dhe Val Maloku, të cilët në këtë film e luajnë rolin e babait dhe të birit .

lajme të ngjashme