Reuters: Pa koalicion, Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë NULL NULL 10.02.2025 12:26 10.02.2025 12:26 Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces. Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit. Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 përqind. Por, rezultati aktual, e vendos subjektin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, për ta udhëhequr qeverinë. Tutje, artikulli e përshkruan fushatën zgjedhore të ashpër, ku kishte trefish më tepër gjoba, në krahasim me ato të 2021-tës. Por, Reuters, përmend edhe deklaratën e Kurtit që refuzon të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare, transmeton Klankosova.tv