Restoranti gjerman proteston ndaj mbylljes me kukullat panda (VIDEO) NULL NULL 27.11.2020 11:12 27.11.2020 11:12 Pronari i një restoranti në Frankfurt po organizon një protestë kundër mbylljes për shkak të koronavirusit në Gjermani, duke mbushur tryezat me njëqind lodra panda. Zyrtarët gjermanë pritet që të mërkurën të bien dakord që ta zgjasin këtë bllokim deri me 20 dhjetor që u vendos më 2 nëntor, ku baret, restorantet dhe vendet e argëtimit duhet të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa dyqanet dhe shkollat mund të qëndrojnë të hapura. “Deshëm që ta rikthenim pak jetën në restorantin tonë”, tha Guiseppe Fichera, menaxher i restorant Pino.”Ata janë panda PAND-EMIKE”. Kukullat panda janë të vendosura në pozitën ulur në tavolinat e restorantit dhe në bar, disa edhe me shishet e birrës Corona. “Është një protestë e heshtur. Një ofertë për mysafirët tanë”, tha Fichera, duke shtuar se do t’i mbajë dritat e restorantit të ndezura gjatë gjithë ditës dhe natës sa do të zgjasë mbyllja, që kalimtarët të mund të shijojnë pamjen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.