Restaurohet shtëpia e Islam Shipolit në Mitrovicë e ndërtuar në fillim të shekullit njëzet NULL NULL 28.07.2022 19:36 28.07.2022 19:36 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në shtëpinë e banimit të Islam Shipolit, që gjendet në qendër të qytetit në Mitrovicë. “E ndërtuar në fillim të shek. XX, i takon ndërtimeve të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane”. “Renovimi i elementeve të drurit, dyshemeja, tavanet, shkallët dhe gardhi i shkallëve janë vetëm disa nga punët e përfunduara në këtë shtëpi, duke i ruajtur gjithmonë vlerat origjinale”, thuhet në njoftim.