Reshjet e borës shkaktojnë ngrica në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL 08.01.2026 11:02 08.01.2026 11:02 Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë është kapluar e tëra nga ngrica dhe akulli, pas reshjeve të shumta të borës e po ashtu edhe shirave të rrëmbyeshëm. Nga pamjet e dërguara në redaksi të Klankosova.tv, dhe nga raportimet e gazetares Endrita Bajrami, kjo magjistrale nuk është pastruar nga ekipet mirëmbajtëse. Në ndërkohë, shoferëve iu është bërë apel për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në këto kushte atmosferike.