Reshjet dëmtojnë Piranën e Mamushën (VIDEO) NULL NULL 21.05.2020 20:33 21.05.2020 20:33 Nga vërshimet e mëdha që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës, Afrim Elshanit nga fshati Piranë i Prizrenit i ngordhen një numër i konsiderueshëm i qengjave. Kjo pasi në stallën e tij depërtoi sasi e madhe e ujit. Nga reshjet e mëdha e pësoj edhe Gani Elshani, këtij të fundit iu prishën disa pajisje shtëpiake, pasi uji i depërtoi në bodrum. Shiu i madh dëmtoi edhe një pjesë të rrugës në këtë fshat, e dëme u bënë edhe në kulturat bujqësore. Armend Tulla thotë se iu dëmtuan një hektarë e gjysmë të mbjellura me shalqi. Pos Piranës dëme të mëdha pati edhe në komunën e Mamushës, njofton Klan Kosova. Fshati Prianë dhe Komuna e Mamushës u vizituan nga ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa. Ky i fundit u premtoi mbështetje fermerëve të dëmtuar. Kronikë e gazetarit Rilind Matoshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025