Reperi i njohur kalon me sukses operacionin për transplant të veshkës NULL NULL 06.02.2019 15:40 06.02.2019 15:40 Reperi nga Filadelfia, Freeway, i cili luftoi për vite me sëmundje të veshkave, më në fund ka bërë transplant. 40-vjeçari postoi një video në Instagram duke njoftuar se procedura ka shkuar me sukses. “Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Gjithçka shkoi mirë, operacioni shkoi mirë. Unë jam duke u shëruar”, tha reperi. “Zoti është i mirë. Unë kam veshkë të re. Mjeku tha se gjithçka është në rregull. Faleminderit të gjithëve”. Të hënën, Freeway, emri i të cilit është Leslie Pridgen, iu tha fansave që mjekët më në fund kishin gjetur një dhurues të veshkës dhe se ai ishte në pritje të operacionit.