Reperi i famshëm sërish beqar – finalizohet divorci me gruan NULL NULL 11.06.2021 08:52 11.06.2021 08:52 Dr.Dre është zyrtarisht beqar. TMZ raporton se 56 vjeçari ka finalizuar divorcin me ish-gruan e tij Nicole Young, transmeton Klankosova.tv. Dr.Dre kërkoi që statusi i tij beqar të rikthehej në mars, duke pretenduar se marrëdhënia e tij me Nicole po bëhej gjithnjë e më e ashpër. Sidoqoftë, dyshja ende ka nevojë për të ndarë pasuritë e tyre financiare. Raportohet se në shtator të vitit të kaluar, Nicole ka kërkuar dy milionë dollarë mbështetje mujore, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e suksesit të tij gjatë viteve. Ndërkohë, thuhet se reperi është rikthyer sërish në studio për punë pasi pësoi një dëmtim të trurit në janar të këtij viti.