Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat NULL NULL 04.07.2026 14:53 04.07.2026 14:53 Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat, vijon të jetë aktiv, duke u përhapur edhe në afërsi të zonave të banuara. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë izoluar për momentin, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banesat pranë vatrës së zjarrit. Nga përhapja e flakëve në zonën pranë Fushë-Milotit janë djegur sipërfaqe me plantacione ullinjsh dhe pemë frutore, ndërsa disa mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien nën kontroll të plotë të situatës. Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po kontribuojnë në izolimin dhe shuarjen e flakëve./abcnews.al