“Rekordmeni” i krimit: Kapet autori i 67 veprave e 5 fletarresteve NULL NULL nga Qendresa Tershana 01.11.2024 20:20 nga Qendresa Tershana 01.11.2024 20:20 Të arrestuarit në Prishtinë për drogën në Klinë U kërkua gjithkah, por i arratisuri fshihej në zemër të Kosovës. Kapja e Gëzim Gashit nuk qe e arritshme as me 5 fletarreste që iu lëshuan për vepra të ndryshme penal, raporton Klan Kosova. E 39 vjeçari ka hiç më pak se 67 vepra penale. Për 22 prej tyre është dënuar tashmë, e që disa janë për mbajtje të armëve, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtarë, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës. Por, që mos t’i trashet dosja edhe më me një vepër të re, për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ky mori masa kur policia shkoi ta arrestojë, të mërkurën. Ky dyshohet se edhe e kërcënoi prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij. Me drejtësinë pati punë dy herë edhe vëllai i Gëzimit, për shkak që falsifikoi dokumente, e i cili u arrestua bashkë me të, në shtëpinë që nuk ishte e tyre. Për 960 bimë narkotikë të gjetura në gusht, nuk e pati në mendje të shkojë në polici as kushëriri i tyre, Selim Gashi, që megjithatë u arrestua në Klinë, mesditën e së enjtes. I njëjti ka 9 raste penale për kanosje e lëndim të rëndë trupor, për çka është dënuar. E kaluar kriminale e këtyre të dyshuarve, ndikimi në dëshmitar e të dëmtuar, por edhe mundësia e arratisjes, u përmend në kërkesën për paraburgim ndaj tyre që e bëri Prokuroria Themelore e Pejës. /Klankosova.tv