Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekordi i Guinness, 104-vjeçarja bëhet parashutistja më e vjetër (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 03.10.2023 21:01
guinness

Dorthu Hoffner, 104-vjeçarja nga Chicago, mori guximin për t’u hedhur nga lartësia prej 4,100 metrash me parashutë teksa ishte e lidhur me një instruktor profesionist.

Më këtë fluturim ajo po synon të marrë certifikatën e rekordit botëror Guinness, si personi më i moshuar që bën një kërcim të tillë lartësie.

Në momentin kur preku tokën, gruaja me më shumë se një shekull jetë i tha një turme mbështetëse se mosha ishte vetëm një numër.

Pas këtij kërcimi u raportua se Skydive Chicago po punon që Rekordet Botërore Guinness të vërtetojnë fluturimin e Hoffnerit.

Me të, ajo do t’ia zë vendin Linnéa Ingegërd Larsson nga Suedia, e cila në maj të vitit 2022 u bë parashutistja me e vjetër në moshën 103-vjeçare.

 

lajme të ngjashme