Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekordi historik: Aeroporti i Tiranës 10 milionë pasagjerë, në 2025-tën synohen 12 milionë

NULL NULL
09.12.2024 12:02
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar sot një sukses të jashtëzakonshëm.

Tashmë ky aeroport e ka prekur numrin rekord të pasagjerëve, 10 milionë.

Aviokompanitë më të njohura gjendet tashmë të stacionuara aty si: Wizz Air, Ryan Air, Lufthansa e shumë të tjera.

Me mbi 100 linja ajrore në të gjithë botën, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” është shndërruar në lider absolut për udhëtarët në rajon.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balliku, në fjalën e saj të rastit tha se ky është një moment kremtimi, por duhet të shtohen angazhimet për në vitin 2025 që ky aeroport të ketë 12 milionë pasagjerë.

“Diçka që nuk vie nga qielli, as se u poqën kushtet e as se solli momenti, por vjen për shkak të punës së pandërprerë të secili prej ju”, tha ajo në fjalën e saj të rastit njofton Klankosova.tv

Ngjarja u përcoll nga afër edhe nga ekipi i Klan Kosovës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme