Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

REDO Design fillon sonte

NULL NULL
11.10.2019 11:58

Sot fillon edicioni i nëntë i REDO, ngjarjes vjetore ndërkombëtare që mbledhë në Prishtinë dizajnerë nga e gjithë bota për një “shëtitje” mbi temen e dizajnit grafik.

Sonte, nga ora 19:00, hapet ekspozita TEST PRESSnga Henk Groenendijk, ku paraqet një përmbledhje të punimeve/posterëve të studentave të Rietveld Akademie, në Holandë, gjatë një periudhe më shumë se 20 vjeçare.

Ndërsa, nga ora 20:00-22:00 do të ketë prezentim nga Alush Gashi dhe Julie Peeters.

Programi i natës vazhdon në Kino Armata nga ora 22:00-23:00, me performancë nga TETRIS.

Nga sot deri të dielën do të ketë prezentime, librari lëvizëse, ekspozitë, si dhe performancë muzikore.

Të shtunën, nga ora 23:00, në Sallën e Kuqe, në bashkëpunim me SERVIS, do të performojë KRIS BAHA. Performanca muzikore do të vazhdojë me LOLINA (Inga Copeland), Leo Lumezi, Genc Elezaj.

Prishtina tani është në listën e qendrave të rëndësishme të diskutimit të dizajnit grafik në skenën botërore.

Gjatë REDO, mbi 300 profesionistë nga shkollat dhe institucionet më me influencë në dizajn grafik nga e mbarë bota, e vizitojnë dhe përjetojnë Prishtinën për tri ditë.

REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik.

Përmes një serie diskutimesh, punëtorive, librarisë dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës.

lajme të ngjashme