“Recaro”, furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave po falimenton NULL NULL 31.07.2024 19:44 31.07.2024 19:44 "Recaro", furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave po falimenton Prodhuesi dhe furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave “Recaro”, po falimenton. Kështu të paktën po raportojnë mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv Kërkesa ishte një befasi jo e mirë për 215 punëtorët e kësaj fabrike, të cilët mund të mbesin pa punë. Lajmi u publikua më 29 korrik në Gjermani përmes Gjykatës së Qarkut Esslingen. “Çfarë do të thotë kjo për 215 punonjësit e Recaro Automotive GmbH në Kirchheim është e paqartë”, deklaruan nga Sindikata. “Ne presim që të shteren të gjitha opsionet për të siguruar vende pune dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”. Siç theksohet kërkesa e prodhuesit është paraqitur vetëm për sektorin e veturave. Ndërkaq për momentin, sektori i aeroplanëve, karriget e zyrës, karriget e lojërave dhe ulëset për fëmijë janë të paprekura për momentin. “Recaro”, furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave po falimenton