Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rebelët pretendojnë se kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë

NULL NULL
29.11.2024 17:13
Foto nga BBC, rebelët sirianë
Foto nga BBC, rebelët sirianë

Forcat rebele në Siri thonë se kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppo, në ofensivën më të madhe kundër qeverisë ndër vite.

Videoja e postuar në një kanal të lidhur me rebelët duket se tregon luftëtarët e tyre në automjete brenda qytetit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një grup me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se luftëtarët vendosën dy makina të pajisura me bomba, para se të futeshin më thellë në qytet të premten.

Ndërkohë forcat qeveritare thonë se kanë rifituar pozicionet në një numër qytetesh në provincat Aleppo dhe Idlib, pas një ofensive të nisur nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe fraksionet aleate të mërkurën.

lajme të ngjashme