Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike NULL NULL 11.07.2025 21:59 11.07.2025 21:59 Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak. Sipas FSK-së, Kursi i Liderit Luftarak është realizuar me gjeneratat 2022-25 dhe është i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre. “Pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike që i mundësojnë të operojnë me efikasitet në situata sfiduese”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.