Reali u kthehet fitoreve pas dështimit në Superkupë e Kupë NULL NULL 17.01.2026 15:51 17.01.2026 15:51 Reali u është kthyer fitoreve pas humbjes së Superkupës nga Barcelona dhe eliminimit dramatik nga Albacete në Kupën e Mbretit. Mbretërit mposhtën Levanten me rezultat 2-0 në xhiron e 20-të të La Ligës. Kylian Mbappe shënoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Shtatë minuta më vonë realizoi Raul Asencio pas asistimit nga Arda Guler. Kështu, ata i afrohen vendit të parë, Barcelonës, në një pikë, por këta të fundit kanë një lojë më pak të luajtur.