Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reali fiton mezi ndaj Rayos në minutën e 100-të

NULL NULL
01.02.2026 16:32

Real Madridi, pas tronditjes që përjetoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Benficas, mezi regjistroi një fitore ndaj Vallecano, me gjyqtarin kryesor që fillimisht dha nëntë minuta shtesë dhe i dha një penallti në minutën e 96 për Realin.

Reali kaloi në epërsi pas 15 minutash lojë, kur Vinicius Junior, pas një pasimi nga Diazi, bëri një depërtim solo dhe përfundimisht arriti ta dërgonte topin në rrjetën e vizitorëve. Vetëm pak minuta më vonë, braziliani humbi një shans të shkëlqyer për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Me të nisi pjesa e dytë rezultatin e barazoi Jorge De Fruos, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në minutën e 98-të kur Mbappeja shënoi nga penaltia.

Rayo luajti me dy lojtarë më pak pas përjashtimeve të Ciss dhe Chavarria.

Kësisoj, Reali i afrohet Barcelonës sërish në një pikë.

lajme të ngjashme