Reali dështon sërish në La Liga, ndalet nga Osasuna NULL NULL 15.02.2025 18:25 15.02.2025 18:25 Real Madridi ka dështuar të marrë pikë të plota në udhëtim te Osasuna, e cila e ndali me barazim. “Mbretërit” kaluan në epërsi qysh në minutën e 15-të të takimit, ku Mbappe realizoi gol të bukur pas asistimit të Valverdes. Ndërsa punët u komplikuan kur në minutën e 39-të të ndeshjes, Bellingham u ndëshkua me karton direkt të kuq duke e lënë Realin me 10 lojtarë në fushë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Realit, ndërsa pas një ore lojë, Osasuna fitoi penallti ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Budimir që vuri balancë në fushë. Real Madridi tentoi deri në fund për të shënuar sërish, ku rastin më të mirë e pati Mbappe në fund të takimit, por goditja e tij u prit nga portieri vendas. Kjo është ndeshja e tretë rresht që Reali dështon të marrë pikë në La Liga, por pavarësisht kësaj, pozicionohet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Osasuna gjendet në vendin e shtatë me 32 sosh.