Real Madridi tjetër qasje nga Spanja, publikon flamurin e Kosovës në audiencën 178 milionëshe NULL NULL 10.09.2025 12:44 10.09.2025 12:44 Kombëtarja e Spanjës dje ngjalli polemika me postimin paralajmërues për ndeshjen me Kosovën U21. Iberikët iu referuan Kosovës si “territor” e më vonë edhe si vetëm federatë. Megjithatë, 15 herë kampionët e Evropës, Real Madridi në një postim për talentin e tyre Gonzalo Garcia që ishte në fushë ndaj dardanëve të rinj, ka publikuar edhe flamurin e Kosovës bashkë me rezultatin e ndeshjes. Faqja e Real Madridit në Instagram ka plot 178 milionë ndjekës. /Klankosova.tv