Real Madridi dhe Arsenali pas yllit të Atalantas - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madridi dhe Arsenali pas yllit të Atalantas

NULL NULL
21.02.2023 16:28

Real Madridi dhe Arsenali janë duke e monitoruar nga afër yllin e Atalantas, Rasmus Hojlund.

20-vjeçari ka shkëlqyer në sezonin e parë në Serie A, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar në dy të tjerë në 19 ndeshje.

Ai iu bashkua Atalantas për rreth 17 milionë euro nga Strum Graz në gusht të vitit të kaluar dhe Gazzeta ka raportuar gjatë javës së kaluar se vlera e tij tashmë është dyfishuar, transmeton Klankosova.tv.

E përditshmja italiane La Repubblica raporton se Arsenali dhe Real Madridi janë duke e monitoruar nga afër danezin dhe po konsiderojnë të nënshkruajnë me të në fund të sezonit.

Los Blancos do t’ia rinovojnë kontratën Karim Benzemas, por Fiorentino Perez është duke shikuar për një lojtar në kohë afatgjatë që të zëvendësojë francezin.

Arsenali ka kohë që është duke monitoruar talente nga e gjithë Evropa, dhe 20-vjeçari është një nga emrat në agjendën e tyre.

Dy klubet i kanë dërguar scoutat për të parë paraqitjet e tij. Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gaspeerini e ka krahasuar atë më yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.