Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madrid refuzon dy oferta për Huijsen

NULL NULL
02.02.2026 18:44

Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madrid ka pranuar dy oferta zyrtare prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e ri Dean Huijsen. Ofertat janë nga Newcastle United dhe Aston Villa.

Edhe pse Huijsen nuk ka pasur një sezon të qëndrueshëm për shkak të lëndimeve dhe mungesës së minutave, interesimi nga Premier League mbetet i lartë. Megjithatë, drejtuesit madrilenë kanë vendosur të mos e shesin lojtarin, duke vlerësuar se potenciali i tij është shumë më i madh se shuma e ofruar.

Huijsen, vetëm 20 vjeç, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030 dhe konsiderohet pjesë e projektit afatmesëm dhe afatgjatë të klubit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme