Real Madrid merr fitoren ndaj Atletico në Superkupë, në finale e pret Barcelona NULL NULL 08.01.2026 22:29 08.01.2026 22:29 Real Madrid ka siguruar vendin në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mundur rivalët e qytetit Atletico Madrid me rezultatin 2-1 në një ndeshje të fortë dhe të luftuar deri në fund. Përballja u zhvillua në Arabinë Saudite dhe prodhoi emocione që nga minutat e para. Los Blancos kaluan në avantazh shumë herët, kur Federico Valverde realizoi në minutën e 7-të, duke i dhënë epërsinë Realit dhe duke vendosur tonin e ndeshjes. Atletico Madrid u përpoq të reagojë me presion dhe lojë fizike, duke kërkuar barazimin gjatë pjesës së parë. Real Madrid ishte skuadër më e mirë eehe në fillim të pjesës së dytë, pasi Rodrygo shënoi golin e finales në minutën e 75-të. Krejt çfarë arriti Atl.Madrid ishte goli i Alexander Sorloth. Me këtë sukses, Real Madrid vazhdon rrugëtimin drejt trofeut të Superkupës, ndërsa Atletico Madrid largohet me zhgënjim pas një tjetër humbjeje ndaj rivalit të përjetshëm. Në finale, Realin e pret Barcelona./Klankosova.tv