Real Madrid i treti në Europë, mund Fenerbahçen NULL NULL 19.05.2019 19:19 19.05.2019 19:19 Basketbollistët e Real Madridit janë të tretit në Europë, pasi në ndeshjen për vendin e tretë në Final Four-in e Euroligës që po mbahet në Vitoria ishin më të mirë se Fenerbahçe, me rezultat 94:75. Për të dyja ekipet ky rezultat nuk ishte aq i pëlqyeshëm, pasi vitin e kaluar madrilenët ishin kampionë europianë, kurse sivjet Fenerbahçe ishte e para pas përfundimit të pjesës së rregullt, njofton Klan Kosova. Kampioni i ri do të dihet sonte pas finales mes Anadolu Efes dhe CSKA Moskë.