Real Madrid gjobitet për thirrjet homofobike ndaj Guardiolës NULL NULL 28.02.2025 21:00 28.02.2025 21:00 Real Madridi është gjobitur nga UEFA pasi disa nga tifozët e tyre kanë drejtuar thirrje homofobike ndaj trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola. Pala spanjolle është urdhëruar të paguajë 30,000 euro (24,800 £) nga organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, shkruan Klankosova.tv Realit i është urdhëruar gjithashtu një mbyllje e pjesshme e stadiumit me të paktën 500 ulëse për ndeshjen e ardhshme. Thirrjet ndodhën në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Cityt të Guardiolës në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League në Bernabeu në fillim të këtij muaji.