Reagon Logan Paul pasi u tall nga “South Park” NULL NULL 28.12.2023 21:30 28.12.2023 21:30 Logan Paul u është përgjigjur talljeve që i janë bërë në episodin e ri të serisë komike, “South Park”. Në këtë episod special, personazhi Clyde Donovan ndjek Logan LeDouche, një influencer që shërben si parodi e Paulit, i cili e promovon pijen e tij energjike Cred”. Pauli e ka shpërndarë klipin e talljes në Twitter duke i falënderuar krijuesit e kësaj serie për “KRED-in (respektin, vlerësimin)” që ia kanë dhënë duke e bërë pjesë të serisë.