Reagojnë fizioterapeutët: S’jemi veç për ushtrime fizike (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 18.04.2023 20:30 nga Arbreshë Uka 18.04.2023 20:30 Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka sqaruar se kompetencat e një fizioterapeuti si profesionist i pavarur janë të shumta. Bazuar në kompetencat e kornizës të Organizatës Botërore të Fizioterpautëve, më saktë regjionit të Evropë në të cilën është anëtare me të drejtë të plotë edhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës. Kreu i kësaj të fundit, Feim Gashi tregon se në kuadër të kësaj një fizioterapeut mund të kërkojë edhe analiza laboratorike, diagnostikë imazherike, por të interpretuara nga profilet përkatëse. Kreu i OFTK-së, thekson se fizioterapeuti nuk ka të drejtë të vendosë diagnozë klinike por ka të drejtë ta vendosë atë fizioterapeutike, ku nga kjo bën edhe vendosjen e planit rehabilitues, përcjelljen e trajtimit, realizimit të planit e deri te edukimi i pacientëve. Megjithëkëtë, Gashi bën me dije se në mungesë të infrastrukturës ligjore, aktualisht fizioteraputët nuk veprojnë komplet të pavarur në sektorin publik dhe nuk arrijnë ti zbatojnë të gjitha kompetencat për të cilat janë të thirrur, për dallim nga ai privat. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.