Reagim nga Klan Kosova: Dënohet dhuna ndaj moderatorit Hamiti NULL NULL 21.02.2026 12:48 21.02.2026 12:48 Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti. Sulmi ndaj tij dhe ndaj cilitdo punonjësi të stafit tonë, por edhe ndaj mediave të tjera, për Klan Kosovën është i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë, jo vetëm të medias, por edhe sigurinë individuale. Duhet bërë e qartë se televizionet janë për të ofruar program të larmishëm për audiencën, ku përveç atyre informuese janë edhe ato argëtuese, sikurse Big Brother VIP Kosova, i cili vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura televizive në rajon dhe Evropë. Prandaj, një sulm i tillë, në kohën kur ekziston liria e secilit për të zgjedhur programin e dëshiruar, e bën këtë akt edhe më të shëmtuar dhe më të dënueshëm. Klan Kosova e rithekson se do të vazhdojë të ofrojë programe për të gjitha shtresat e shoqërisë.