Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Ready to wear” koleksioni i ri nga Venera Mustafa (FOTO)

NULL NULL
27.11.2017 11:10

Në një prezentim privat në studion e saj, dizenjatorja kosovare Venera Mustafa ka shpalosur këtë fundjavë koleksionin e saj ”Ready to wear” Vjeshtë/Dimër 2017-18

Ky koleksion është frymëzuar nga rrugët e vogla të Prishtinës, lagjet e zejtarët, bizneset e vogla familjare dhe estetika e tyre.

Këto rrugë që dikur ishin sinonim i qytetit sot janë rrugë anësore dhe tepër pak të frekuentuara.

Por pikërisht këto rrugë kanë ofruar tablotë në të cilat është realizuar foto-sesioni me i ri I Venera Mustafës, e cila këtë herë ka bashkëpunuar me fotografin e njohur turk Gokay Çatak.

Në dukje të parë, koleksioni të jep ndjesinë e vjeshjeve të përditshme, pasqyron idenë e së kaluarës së qytetit dhe potencialin e tij estetik.

Veshjet vijnë në kolorit, teksturë dhe tone që provojnë ta demonstrojnë këtë potencial.

Veçantia e materialit janë intervenimet ‘pintucks’ dhe qëndisjet industriale, si pjesë themelore e materialeve të përdorura. Si gjithnjë, edhe në këtë koleksion, Venera Mustafa ofron linja te
pastërta, intervenime minimale, dhe silueta gati skulpturale.

Koleksioni është prezantuar para publikut në një ngjarje private dhe del në shtije nga sot, e hënë 27 Nëntor.

 

lajme të ngjashme