Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë - Beograd më 16 dhe 17 nëntor

Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë – Beograd më 16 dhe 17 nëntor

NULL NULL
5 years më parë

Raundi i ri i bisedimeve në mes të  Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel do të mbahet më 16 dhe 17 nëntor.

Kështu raporton gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike, përcjellë Klan Kosova.

Sipas burimeve të kësaj gazete,  temë kryesore e diskutimit në këtë raund bisedimesh, do të jetë liria e lëvizjes si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur më parë “që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të vendkalimeve”.

Edhe në këto bisedime delegacioni nga Kosova do të drejtohet nga Edita Tahiri, ministre për dialog si dhe Marko Gjuriq, shef i zyrës serbe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.