Rasti tragjik në Prishtinë, Osmani fton organet ta hetojnë NULL NULL 05.09.2019 20:42 05.09.2019 20:42 Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë është një tragjedi e thellë. Ajo ka kërkuar nga organet e rendit dhe ligjit që ta hetojnë këtë rast, derisa familjarëve të viktimave u shprehur ngushëllime dhe qytetarëve të plagosur shërim të shpejtë. “Ju bëj thirrje organeve të rendit dhe ligjit që të hetojnë rastin sa më parë. Familjeve të viktimave të ngjarjes së sotme, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa qytetarëve të plagosur ju uroj shërim sa më të shpejtë. Këto janë momente tragjedie e dhimbjeje për të gjithë ne dhe kjo duhet të na shërbejë si thirrje urgjente që të angazhohemi pareshtur për sigurinë e qytetarëve tanë”.