Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Stenta”, lirohen nga akuzat gjashtë persona

NULL NULL
24.07.2024 12:10
Foto arkiv: Gjykata Themelore në Prishtinë
Foto arkiv: Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se lidhur me rastin e njohur si “Stenta” janë liruar nga akuzat edhe gjashtë persona.

Vendimi është marrë nga Departamenti Special i kësaj gjykate.

E.M, N.Z, F.S, F.S, M.G dhe M.A, ishin akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

“gjykata konstaton se në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, andaj gjykata të njëjtit i liroj nga akuza”, thuhet në njoftimin e Themelores transmeton Klankosova.tv

“Nga provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësorë, provat që janë propozuar nga organi i akuzës, nuk mund të vërtetojnë faktin se tani të akuzuarit kanë kryer secili veç e veç veprat penale për të cilat akuzohen, andaj në mungesë të provave të cilat do të ndërlidheshin në mes vete nuk është argumentuar se këto ndërlidhje të provave kanë ndërlidhje me veprimet individuale të tani të akuzuarve në kuptim të veprave penale për të cilat ata akuzohen, e që rrjedhimisht në mungesë të tyre, gjykata të njëjtit i lirojë nga aktakuza për veprat penale për të cilat ata akuzohen”.

lajme të ngjashme