“Rasti ndodhi në veturë”, detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së NULL NULL 17.11.2025 14:24 17.11.2025 14:24 Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen e ushtarit 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij. Sipas organeve të rendit, rasti kishte ndodhur në një veturën, ku të dyshuarit i kishte shkrepur aksidentalisht arma, transmeton Klankosova.tv. “Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lidhur me incidentin, FSK është deklaruar për Klankosova.tv, ku tha se arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni. Në përgjigjen e tyre për redaksinë thuhet po ashtu se rasti është në procedurë të hetimit. “Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit”. Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare