Rasti “Monstra”, burgim të përjetshëm për tre të akuzuar NULL NULL 23.02.2021 12:13 23.02.2021 12:13 Gjykata Penale në Maqedoninë e Veriut ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm. Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza. Pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin, përfaqësuesja e Prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim pët katër të dënuarit. Rasti “Monstra” ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal. Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm. Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025