Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Marigona Osmani”, kërkohet burg përjetë edhe për Arbër Sejdiun (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2025 20:57

Vendimi i ri i Gjykatës Themelore në Ferizaj që në rigjykim të lë përjetësisht në burg Dardan Krivaqën, e 15 vjet shokun e tij Arbër Sejdiun, për vrasjen e Marigona Osmanit, u vërtetua përfundimisht edhe në Gjykatën e Apelit.

Edhe kjo gjykatë e shkallës së dytë bazuar në provat e ofruara u pajtua që 18 vjeçarja u vra në mënyrë barbare e me planifikim, natën e 21 gushtit të 2021, kur Krivaqa e goditi të ndjerën me shkop e mjete të tjera të forta.

Derisa Sejdiu e ndihmoi në krejt këtë e edhe për ta lënë trupin e të ndjerës në derë të Emergjencës.

Por, vendimi i Themelores e Apelit do të përfundojë tash në Gjykatën Supreme.

Familja Osmani do burg të përjetshëm edhe për Sejdiun. Verdikti që qe i pritshëm por jo krejt i kënaqshëm për familjen e Marigonës, po vlerësohet se u përmirësua në rigjykim.

Por pikërisht për këtë, avokatja e Arbër Sejdiut deklaroi që do t’i drejtohet Supremes.

Arsyetimin e Apelit me shkrim, palët nuk e kanë pranuar ende. Kurdo që ia të jetë gati, bazën do ta ketë te procesi dymujor i rigjykimit, ku për herë të parë Dardan Krivaqa kishte deklaruar që Marigonën e vrau pa dashje. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme