Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i Faton Hajrizit, eksperti i sigurisë thotë se Serbia u mundua ta barazonte me Banjskën, por nuk ia arriti qëllimit

NULL NULL
23.07.2024 14:53
Eksperti i sigurisë Mensut Ademi, në Klan Kosova

Çështja e Faton Hajrizit, u trajtua edhe sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Eksperti i sigurisë Mensut Ademi, tha se Serbia u mundua të krijonte një barazi me këtij rastit dhe sulmit terrorist në Banjskë.

“Por, në këtë rast nuk ka mundur t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Ademi.

Ai theksoi se policia serbe nuk ka pasur urdhër ta arrestojë Faton Hajrizin, por ta eliminojë atë.

“Policia e secilit vend në botë, në moment që menaxhohet situata nuk shkon në eliminim, por shkon në arrestim. Dhe, vet armatimi dhe përdorimi, çdoherë kanë menduar në eliminim. Për shkak të krjimit të një kauze”, tha ai.

lajme të ngjashme