Rastet e paralizës së nervit të fytyrës, në rritje që nga fillimi i pandemisë NULL NULL 28.08.2021 22:01 28.08.2021 22:01 Që nga viti i kaluar, ka një rritje drastike të numrit të rasteve të paralizës Bell, veçanërisht te pacientët me një histori të infeksionit COVID-19, thonë studiuesit. Në muajt e fundit, rreth 3-4 pacientëve në baza ditore, pas përfundimit të COVID-it, po u shfaqet ky problem. Para COVID-it, raste të tilla janë shfaqur shumë rrallë, 1-2 raste në muaj. “Edhe pacientët asimptomatikë që janë shëruar nga COVID-i mund të vuajnë nga paraliza Bell”, ka thënë Dr. Vinith Karanth, konsulent fizioterapist në Spitalin Multispecialitet Zen. Sipas Dr. Karanth, paraliza Bell është dobësia e papritur e muskujtve të fytyrës për shkak të inflamacionit të nervit të saj, si pasojë e infeksionit viral. “Nervi i fytyrës kontrollon veprimin e muskujve të fytyrës, momentin që ndalon dërgimin e sinjaleve në muskuj, çon në paralizë ose dobësi në baza të përkohshme dhe mund të prekë secilën anë. Kjo mund të jetë për shkak të imunitetit të dëmtuar që shihet zakonisht te pacientët pas COVID-it”, ka thënë ai. “Paraliza Bell, e cila mund të shfaqet edhe pas 1-2 muajsh të rimëkëmbjes nga COVID-i, përfshin simptoma si dobësi në njërën anë të fytyrës, rënie të gojës, dhimbje të fytyrës, humbje të shijes, vështirësi në të folur, vështirësi në të ngrënë dhe duke përtypur ushqim, sytë nuk mund të mbyllen plotësisht dhe dikush mund të vuajë nga infeksionet e syve për shkak të kësaj”, ka shpjeguar Dr. Karanth. Ekzistojnë dy lloje të paralizës, paraliza e neuronit të sipërm motorik që lidhet me trurin dhe palcën kurrizore, dhe paraliza e neuronit të poshtëm motorik e cila është e lidhur me nervat periferikë. “Paraliza Bell është lloji më i ulët i paralizës motorike. Pra, nëse dikush ndjen ndonjë dobësi, duhet të vizitojë një neurolog i cili do të ndihmojë me diagnozën e saktë dhe një plan trajtimi me ilaçe dhe fizioterapi”, ka shtuar Dr. Karanth.