Rashica: Pa rastin tim në fund, rezultati në fund ishte real - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashica: Pa rastin tim në fund, rezultati në fund ishte real

NULL NULL
25.03.2023 22:11

Milot Rashica ka folur në lidhje me barazimin e Kosovës me Izraelin, duke thënë se mund edhe ta humbnin këtë përballje.

Rashica potencoi se në aspektin defansiv kanë çaluar në disa raste, njofton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh rastin në fund mendoj që kemi mundur të bëjmë më mirë. Pa rastin tim në fund rezultati në fund ishte real”, tha Rashica.

“Besoj që kemi pasur disa dalje të mira në kundërsulme, me i shfrytëu këto raste, në aspektin defansiv kemi çaluar në disa raste, i kem lënë të sillen në 16-metersihin tonë. Shpresoj se nuk do i lëmë të afrohem më”, shtoi ai.

“Besoj nuk ishte lehtë, edhe ata patën rastet e tyre, edhe ata edhe ne kemi mundur të fitonim. Po fokusohemi tani ndaj Andorrës”.