Rashica e Muçi ia bëjnë bajat Galatasarayt, e mposhtin 5-0 në finalen e Superkupës së Turqisë NULL NULL 03.08.2024 22:03 03.08.2024 22:03 Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi janë shpallur kampionë me Beshiktashin në Superkupën e Turqisë. Beshiktashti e shënoi sot fitoren më thellë në histori ndaj Galatasaryt, duke e mposhtur 5-0. Golin e parë e shënoi Ciro Immobile qysh në minutën e parë të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, në minutën e 53-të ishte Svensson, ai që shënoi për ta dyfishuar epërsinë, teksa në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Beshiktashi shënoi edhe tri herë. Immobile e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 81-të, kurse në të 91-tën Rafa Silva shënoi për 4-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Hekimoglu. Rashica në këtë ndeshje luajti 85 minuta, kurse Muçi ishte në bankën rezervë.