Rashford mund të rikthehet në Premier League, por jo te Man Utd NULL NULL 12.06.2026 10:49 12.06.2026 10:49 Marcus Rashford Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të Marcus Rashfordit gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Manchester United, pasi Barcelona nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes pas huazimit të tij, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve nga Anglia, trajneri Mikel Arteta e sheh Rashfordin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Megjithatë, paga e lartë e 28-vjeçarit mbetet pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes. Negociatat pritet të intensifikohen pas përfundimit të angazhimeve të lojtarit me kombëtaren angleze në Kupën e Botës 2026. /Klankosova.tv