Rashford me vendim të prerë: Nuk kthehet te Man Utd NULL NULL 05.02.2026 11:03 05.02.2026 11:03 Marcus Rashford ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij, duke përjashtuar rikthimin te Manchester United. Sulmuesi anglez ka humbur besimin te klubi nga “Old Trafford” dhe synon të vazhdojë karrierën larg Anglisë. Sipas “Daily Mirror”, prioriteti i Rashford është qëndrimi te FC Barcelona, ku ndihet komod dhe dëshiron që klubi katalanas të aktivizojë opsionin e blerjes prej rreth 30 milionë eurosh, shkruan Klankosova.tv. Nëse Barça nuk arrin ta realizojë transferimin për arsye financiare, 28-vjeçari do të kërkojë një destinacion të ri, por gjithsesi jo te Manchester United, që për të tashmë është kapitull i mbyllur. /Klankosova.tv