Raporton bashkëshortin për dhunë psikike, merr urdhër mbrojtës NULL NULL 15.07.2024 10:00 15.07.2024 10:00 Një grua në Skenderaj ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj. Organet e rendit njoftojnë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari vazhdoi tek vëllai i tij deri në vendimin e Gjykatës. Rasti vazhdon të hetohet.