Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportohet për 51 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

NULL NULL
30.10.2024 10:29

Të paktën 51 persona dyshohet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të shpejta në Spanjën juglindore, kanë thënë autoritetet.

Përpjekjet e shpëtimit janë në kërkim të shumë personave të cilët janë raportuar të zhdukur, transmeton Klankosova.tv.

Shiu ka shkaktuar kaos, ka rrëzuar ura dhe ka tërhequr mijëra makina.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e motit në Spanjë  – AEMET ka ndezur alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë.

 

lajme të ngjashme