Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportimet për stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, reagon Hyseni: Provokim…

NULL NULL
18.03.2026 15:56
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar lidhur me raportimet e ushtarakët serbë kanë kryer ushtrime përreth brezit kufitar Kosovë-Serbi, përkatësish në fshatrat shqiptare Breznicë, Muhoc e të tjera.

Përmes këtij reagimi, Hyseni theksoi se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Kosovës, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë, transmeton Klankosova.tv.

“Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve”, deklaroi Hyseni.

Ndër të tjera, i pari i Gjilanit shprehu shqetësimin e tij të thellë për këto zhvillime dhe kërkoi nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme