Raporti i BE-së, KDI: Kosova, pa vullnet për progres (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 11.11.2023 20:33 nga Qendresa Sinani 11.11.2023 20:33 Disa nga rekomandimet e Raportit të Progresit për kosovarët, po përsëriten çdo vit. E kjo sipas Institutit Demokratik të Kosovës i bie se Raporti i Progresit i shkruar në plot 130 faqe rikonfirmoi se Kosova s’ka vullnet që të marrë parasyshë atë çfarë shkruan e thotë Komisioni Evropian. Kjo sidomos në fushën e korrupsionit. “Këtë vit kemi pasur zyrtarë të lartë publik, ministra, deputetë, ambasadorë, që ndonëse kanë qenë të dyshuar e disa edhe të akuzuar për korrupsion kanë vijuar të mbajnë pozitat e tyre, e në disa raste edhe duke qenë në paraburgim”, ka thënë, Eugen Cakolli nga KDI. Hapa mbrapa u shënuan edhe në dhënien e informacioneve mbi dialogun Kosovë-Serbi. “Mungesa e informacioneve krijon hapësirë për informacione jozyrtare duke rritur pasigurinë tek qytetarët”, tha Violeta Haxholli nga ky institucion. Problem goxha i theksuar po del të jetë ende shpenzimi i dyshimtë i parasë publike, teksa pak progres pati në kornizën ligjore për sinjalizuesit. Në studimin e KDI-së mbi gjetjet e BE-së, të shtunën, u tha poashtu se deputetët që s’marrin pjesë në seanca ose që i braktisin punimet duhet të sanksionohen.