Raportet e IKD-së: Mungesa e prokurorëve, zvarrit lëndët (VIDEO) NULL NULL 06.05.2026 20:37 06.05.2026 20:37 Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i ngarkuar me numër të madh lëndësh. Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi raporte, sipas të cilave, një prokuror ka në duar mesatarisht 886 lëndë në trajtim. E krejt kjo bën që i gjithë sistemi të funksionojë tepër ngadalë. Publikimi i këtyre raporteve u mbështet nga Kombet e Bashkuara, përfaqësues të së cilës u ndanë të kënaqur me punën e bërë. Problematikë tjetër që prek sistemin doli se është edhe mungesa e përkthyesve të gjuhës serbe, sfidë kjo që do adresohet për t’u përmirësuar. Ndiqni kronikën në vazhdim: